Gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë ka publikuar një njoftim zyrtar lidhur me organizimin e ekskursionit për nxënësit në Shqipëri, shkruan AlbanianEducation.net.
Në dokumentin e datës 24 mars 2026, bëhet e ditur se është përmbyllur procedura e vlerësimit të ofertave për transportin dhe akomodimin e nxënësve.
Pas shqyrtimit të të gjitha ofertave të pranuara, si fitues është shpallur operatori ekonomik që ka përmbushur kriteret e kërkuara dhe ka paraqitur ofertën më të favorshme.
Sipas njoftimit, ekskursioni do të realizohet në Shqipëri, ndërsa shërbimet do të ofrohen nga agjensioni turistik i përzgjedhur, me akomodim në Durrës.
Ndërkohë, operatorët ekonomikë që nuk janë përzgjedhur kanë të drejtë ankese brenda tre ditëve nga publikimi i këtij njoftimi, duke e dorëzuar atë në administratën e shkollës gjatë orarit zyrtar.
