Ekskursioni i maturantëve në Shqipëri, drejtoresha e Arsimit në Gjakovë jep detaje

- Advertisement -

Po vije koha e zhvillimit të ekskursioneve të maturantëve të shkollave të mesme në Shqipëri, çka edhe kanë nis të qarkullojnë çmimet që një nxënës duhet të paguajë.

- paragrafi 1 -

Gazeta Online AlbanianEducation.net ka kontakuar me drejtoreshën e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baci, për ta pyetur rreth ofertave që i janë kërkuar shkollave të Gjakovës.

- Advertisement -

Drejtoresha ka bërë të ditur se procedurat për disa shkolla kanë përfunduar e për disa të tjera hapen ofertat më 29 maj.

“Procedurat kanë përfunduar për Gjimnazin “Hajdar Dushi” dhe të shkollës së mesme ekonomike ‘Kadri Kusari’. Oferta për gjimnazin “Hajdar Dushi” është 4 netë e 5 ditë në vlerë 140 euro, kurse për shkollën “Kadri Kusari” oferta është 3 netë e 4 ditë në 120 euro”, ka thënë drejtoresha Kumnova-Baci për AlbanianEducation.net.

Ajo ka treguar se me datën 29 maj do të hapen ofertat për shkollën e mesme të mjekësisë “Hysni Zajmi dhe asaj teknike “Nexhmedin Nixha”.

- Advertisement -

Kujtojmë se në qytetin e Gjilanit është raportuar së fundmi se nxënësve u janë kërkuar 149 euro për dy netë qëndrimi në Shqipëri, çmim që ka ngjallur reagime tek disa prindër. /AlbanianEducation.net