E diel, 24 Nëntor, 2024

Eklipsi i 19 nëntorit sjellë tensione në jetën tuaj – Çfarë duhet të bëni?

- Advertisement1-

Tensionet e fundit në jetën tuaj kanë një shpjegim; Eklispi i 19 nëntorit i cili duhet menaxhuar kështu.


A ju është dukur kohët e fundit se po jetoni momente tensioni, se keni të vështirë të kënaqni marrëdhëniet tuaja? Është gjithçka normale, siç thonë edhe yjet, prandaj përgatituni sepse astrologjikisht situata do të bëhet edhe më shpërthyese: po flasim për Eklipset që do të kemi mes fundit të nëntorit dhe fillimit të dhjetorit, sepse përfaqësojnë një moment fillimi dhe një moment mbylljeje.

- Advertisement -

Eklipset janë faza të hënës nën asteroide dhe vijnë gjithmonë në çift; i radhës do tjetë më 19 nëntor kurse tjetri më 4 dhjetor.

Më 19, Eklipsi Hënor në Dem do të shfaqet në trajtën e Hënës së Plotë së shndritshme dhe hënat e plota janë momente realizimi dhe mbylljeje dhe kjo është një epifani e vogël. Themi ‘e vogël’ sepse bëhet fjalë për një eklips të pjesshëm, më pak sinjifikativ se ata që do të pasojnë rrjedhën e 2022 dhe 2023, por mbetet një moment zbulues në të cilin na pëshpëriten çështje të rëndësishme, të cilat do t’i kemi me vete për dy vitet e ardhshme. Pra, këshilla nr.1: më 19 nëntor dëgjoni dhe besoni intuitën tuaj.

Fokusi do të jetë mbi të gjitha në perceptimin tonë për stabilitetin dhe intimitetin, dy temat e Demit dhe Akrepit mbi të cilat ndodh ky eklips, ndaj filloni të mendoni për këtë.

Më 14 nëntor do të kemi eklipsin e fundit të një cikli që na ka shoqëruar që nga qershori 2020 në aksin Binjakë-Shigjetar.

Ky Eklips Diellor në shigjetar na kërkon t’u japim fund atyre ndryshimeve dhe arritjeve që kemi përjetuar në fusha të ndryshme të jetës. Pyesni veten, si ka evoluar jeta juaj gjatë një viti e gjysmë të shkuar? Çfarë ka ndryshuar? Ne mund ta përdorim këtë moment për të kuptuar mësimet që na janë dhënë, dhe siç do të bënte Shigjetari, t’i kthejmë ato pjesë të përvojës sonë. Konsiderojeni një fillim të ri pikërisht të këtyre prërvojave dhe ndoshta do të bëni një hap gjigant.

Si t’i përballoni eklipset e nëntor-dhjetorit në 5 hapa

- Advertisement -rrrrrrr

Përqëndrohuni tek vetja

Mbani nën kontroll tensionin dhe ankthin duke menduar se eklipset ju ndihmojnë të rriteni!

Evitoni ekzagjerimet në të gjitha kuptimet

Niseni diçka me hapa të vogla për të shkuar tek ato të mëdhatë dhe jo anasjelltas.

Shkruajini mendimet tuaja

Mos i nënvlerësoni njohuritë dhe intuitën që do të keni javët në vijim; nëse ka diçka që ju prek nga afër dhe ju jep emocione intensive, punoni me të.

Mundohuni të gjeni komoditet edhe brenda jokomoditetit (do t’ju bëjë mirë)

Ne rritemi akoma më shumë në situata jokomoditeti. Në fund të fundit, kur jemi të shtrirë në një shtrat me trëndafila, nuk duam të ngrihemi, apo jo?

Rishikoni ndryshimet që keni bërë deri tani

Nëse eklipsi diellor në Shigjetar mbyll një cikël më 4 dhjetor, pse të mos shikoni rrugën e ndjekur deri tani? Është koha për t’i dhënë vetes një goditje të mirë pas shpine dhe për të njohur emocioniet e përjetuara, qoftë të vogla apo të mëdha. Shënojini nëse kjo gjë ju ndihmon dhe fiksoni gjurmët e përparimit tuaj?

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 9 tetor?

Ngjarje të tjera të rëndësishme: 1779 - Në Mançester të Anglisë, nisin trazirat “ludiste”, si...

A duhet të gjeni një profesion që i përshtatet personalitetit tuaj? JA MËNYRA

Po kërkoni punë që është më e kënaqshme dhe përmbushëse për ju? Lërini tiparet...

Zbuloni tiparet e karakterit tuaj në bazë të formës së duarve

Keni dëgjuar ndonjëherë rreth shkencës së leximit të duarve? Epo me sa duket, forma, madhësia,...

Detyrë: Sa është 3+3×3-3+3=?

Sa është: 3+3×3-3+3=? a) 3 b) 6 c) 12 d) 18 https://www.youtube.com/shorts/erpiZkIhvXg?app=desktop