Ekipi i shkollës “Dardania” në Prishtinë ka mbajtur sot një mbledhje ku ka zgjedhur tre fusha kyçe për të siguruar përmirësimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të shkollës.
Performanca e nxënësve, kultura dhe mjedisi shkollor dhe kultura dhe mjedisi shkollor janë fushat kyçe që ka zgjedhur ekipi i shkollës.
Njoftimi i shkollës:
VLERËSIMI I BRENDSHËM I SHKOLLËS
Me një ekip të shkëlqyer në krye të procesit të vlerësimit të brendshëm, ne jemi të bindur se rezultatet nuk do të mungojnë.
Ekipi ynë ka përzgjedhur tre fusha kyçe për të siguruar përmirësimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të shkollës sonë:
1.Performanca e nxënësve – Sepse suksesi i tyre është pasqyra më e mirë e punës sonë!
2. Kultura dhe mjedisi shkollor – Një ambient pozitiv dhe i sigurt nxit zhvillimin dhe kreativitetin.
3. Mësimdhënia dhe nxënia – Cilësia e mësimit është çelësi për formimin e gjeneratave të suksesshme.
Me angazhim dhe bashkëpunim, ne do të bëjmë ndryshime pozitive që do të ndikojnë në të ardhmen e nxënësve tanë!
Së bashku, për një shkollë më të mirë!