Ekipet ia shpëtojnë jetën 5-vjeçarit të ngecur 30 metra nën tokë që katër ditë

- Advertisement -

Ekipet e shpëtimit kanë konfirmuar se më në fund arritën ta nxjerrin djalë pesëvjeçar maroken, i cili është bllokuar më shumë se 30 metra nën tokë për katër ditë.

- paragrafi 1 -

Rayan Awram ra në një hapësirë prej 32 metrash nën tokë jashtë shtëpisë së tij në fshatin Ighran, në provincën veriore të Chefchaouen, të martën në mbrëmje – duke nxitur misionet e shpëtimit që ta nxjerrin nga aty, raporton Daily Mail, përcjell lajmi.net.

- Advertisement -

Ekipet mjekësore ishin në gatishmëri pasi ekipet e shpëtimit arritën ta nxjerrin 5-vjeçarin, 96 orë pasi ai u bllokua të martën.

Mediat marokene kanë raportuar se specialistët e reanimacionit kanë hyrë në tunel së bashku me ekuipazhet e shpëtimit, në mënyrë që t’i ofrojnë ndihmë mjekësore 5-vjeçarit.

- Advertisement -

Gjendja e Rayan mbetet e panjohur për momentin, por mësohet se ai do të dërgohet me urgjencë në spital për kontrolle urgjente.

Fëmijës i kishin dhënë oksigjen dhe ujë, por nuk dihet nëse mund t’i përdorte.