Ejona Basha nga Gjilani diplomon në Universitetin Illinois në Çikago

- Advertisement5 -

Studentja nga Gjilani, Ejona Basha, ka përfunduar studimet në një afat rekord dhe me vlerësime maksimale.

- paragrafi 1 -

Ejona, e cila rrjedh nga një familje e shkolluar ka shërbyer si një model frymëzimi për të gjithë rrugëtimin e saj.

- Advertisement - M1

​Vlera e saj profesionale u vërejt menjëherë, pasi shumë kompani prestigjioze në Amerikë kanë shprehur dëshirën dhe i kanë ofruar vende pune me perspektivë të lartë. Megjithatë, për Ejonën vendlindja dhe dëshira për të ndërtuar të ardhmen në Kosovë janë primare.

​Në një mesazh emocionues të ndarë nga prindërit e saj, ata shprehin lumturinë për këtë arritje të madhe:

​”Sot, sakrifica ime si nëne mori shpërblimin më te bukur🎓EJONA vajza jonë diplomoi në University of Illinois Chicago në drejtimin Finance and International Business. E lindur ne Kosovë dhe e shkolluar në Amerikë,ajo përfundoi studimet në afat rekord me notën më te lart në këte Universitet Prestigjioz! Ky është shperblimi më i madh që jeta mund të më jepte.

- Advertisement - m2

Urime krenaria jonë vazhdo të shkëlqesh tani në hapin e radhës: Magjistratura në Business and Law🇽🇰🇺🇸👏👏”

​Përveç arritjeve akademike, ajo që e bën të veçantë rrugëtimin e Ejonës është vendosmëria e saj. Ndonëse lindi në Gjilan dhe u formua profesionalisht në një nga universitetet më prestigjioze në SHBA, dëshira e saj është që pas përfundimit të studimeve të kthehet në Kosovë për të dhënë kontributin e saj në sistemin e drejtësisë. /Marrë nga RadioStar

703433975 1574024658063207 6727800693593594088 n

Shqip | English