Shkolla e mesme profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas, vazhdon të ndjekë trendet globale për të zhvilluar arsimimin dhe aftësimin profesional të nxënësve.
Këtë radhë, profesoresha e gjuhës angleze, Msc. Egzontinë Demaku po përafaqëson shkollën e Drenasit në vizitë studimore në Maltë, në Kolegjin për Art, Shkencë dhe Teknologji (MCAST), në kuadër të projektit INTERVET WB (Ndërkombëtarizimi i Sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional nga Ballkani Perëndimor).
Pjesë e këtij aktiviteti, të përfaqësuar në Kosovë nga organizata Prishtina REA, janë 20 mësimdhënës të shkollave profesionale nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnja.
Poashtu, Ardit Rrustemi dhe Drenis Hasani, nxënës të klasës së dymbëdhjetë në drejtimin Mekatronikë, po marrin pjesë në një trajnim në Poloni me qëllim atftësimin profesional dhe inkuadrimin sa më të shpjetë në tregun e punës.