Egzona Veseli nga Krusha e Madhe e Rahovecit diplomon master për drejtësi në Bern të Zvicrës

- Advertisement5 -

Egzona (Kadri) Veseli nga Krusha e Madhe e Rahovecit ka diplomuar në programin master për drejtësi në Bern të Zvicrës, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ky sukses padyshim tregon se vajzat nga Kosova, po shkëlqejnë gjithnjë e më shumë në arenën ndërkombëtare, duke arritur rezultate të larta falë përkushtimit, punës dhe ambicies së tyre.

- Advertisement - M1

Me rezultatet e tyre janë amabsadoret më të mira të vendit tonë.

674181696 1459309055995181 6146658503442442190 n

Njoftimi nga faqja Krushë e Madhe:

- Advertisement - m2

Vajzat Krushjane vazhdojnë me suksese

Një tjetër vajzë nga Krushë e Madhe ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, znj. Egzona (Kadri) Veseli ka diplomuar në programin master për drejtësi në Bern të Zvicrës.

Ky sukses dëshmon edhe një herë se vajzat tona po shkëlqejnë gjithnjë e më shumë në arenën ndërkombëtare, duke arritur rezultate të larta falë përkushtimit, punës dhe ambicies së tyre.

Egzona, është edhe vajza e axhës së drejtorit të shkollës, z. Rrezart Veseli.

Rezultatet e saja qofshin frymëzim për të gjithë të rinjtë, duke treguar se me vullnet dhe përpjekje mund të arrihen ëndrrat më të mëdha.

Urime të përzemërta për këtë arritje të madhe!

I dëshirojmë shumë suksese në rrugëtimin e saj profesional dhe çdo të mirë në të ardhmen!

Jungjatjeta,
Selami Hoti
Kryetar i Këshillit të Fshatit Krushë e Madhe