E diel, 23 Shkurt, 2025

Egzon Gashi nga “Teach For Kosova”: Sot vlerësimi i mësimdhënësve është temë që duhet të merret seriozisht

- Advertisement1-

Organizata ‘Teach For Kosova’ këtë të enjte ka lansuar projektin “Future Of Education”, me temën “Korniza e Vlerësimit të Performancës së Mësimdhënësve”, e cila ka për synimin rritjen e cilësisë së mësimdhënësve në institucionet arsimore të vendit.

Në këtë konferencë u kërkua që gjatë këtyre viteve të bëhet vlerësimi i përgjithshëm i mësimdhënësve e që numri i tyre në përgjithësi në Kosovë, është 22 mijë mësimdhënës por se vetëm 400 prej tyre janë vlerësuar për performancën e tyre, derisa është theksuar të shqyrtohen edhe licensat që janë dhënë.

- Advertisement -

Egzon Gashi, drejtor ekzekutiv i “Teach For Kosova”, ka thënë se projekti do të kalon në tri instrumente, ku do të bëhet vlerësimi i performancës së mësimdhënësve.

“Sot vlerësimi i mësimdhënësve është temë që duhet të merret seriozisht, pasi që një gjë e tillë nuk po ndodhë. Projekti ka synim të kalon në tri instrumente e që janë; cilët janë mësimdhënësit me performancë të lartë, ata që duhet të përmirësohen, psh, në një komunë nxënësit kanë probleme me kompjuterët, ne do të bisedojmë më drejtorin e arsimit, Ministrinë e Arsimit që të përmirësohet gjendja dhe cilët janë mësimdhënësit me performancë të ulët, nëse Instrumenti tregon që një mësimdhënës nuk ka përmirësime, atëherë duhet të merren masa” theksoi Gashi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....