Egzon Gashi: Nga 2009-a numri i nxënësve është ulur për 33%, i mësimdhënësve është rritur

- Advertisement -

Egzon Gashi nga organizata “Teach for Kosova” ka thënë se një prej telasheve kryesore në sistemin arsimor është mosreagimi me kohë përballë krizës së rënies së numrit të nxënësve.

- paragrafi 1 -

Sipas tij, nga viti 2009 në Kosovë ka 33 për qind më pak nxënës, ndërsa numri i mësimdhënësve është rritur.

- Advertisement -

Duke e parë si risi pozitive sivjet nisjen e mësimit tërëditor në pesë shkolla në Prishtinë, Gashi ka thënë se kjo duhet të ndryshojë urgjentisht në Kosovë.

“E kemi mundësinë goxha të veçantë në këtë kohë. Numri i nxënësve po bie në të gjithë Kosovën dhe nëse kjo po ndodh do të thotë se mund t’i konsolidojmë shkollat e të investojmë ma shumë në më pak shkolla. Nëse e kemi primare për të mbajtur numrin 3-4 nxënës në një shkollë për të arsyetuar punësimin e mësimdhënësve, ky është problem shumë i madh dhe i thellë në edukimin tonë. Ne më shumë e kemi primar ta ruajmë vendin e punës së mësimdhënësit se të kemi edukim të mirëfilltë për fëmijët”, ka thënë ai.

Sipas tij, në Kosovë po veprohet për të ruajtur vendet e punëse dhe nuk po mendohet për të ardhmen e fëmijëve. Si një prej propozimeve, ai ka thënë se duhet të jetë ulja e numrit të mësimdhënësve nga rreth 23 mijë në rreth 18 mijë përmes pensionimit vullnetar për mësimdhënësit mbi 55-vjeçarë.

- Advertisement -

“Numri i nxënësve ka rënë prej 33 për qind prej vitit 2009 e i mësimdhënësve ka mbetur njëjtë ose është rritur 1 – 2 për qind. Kjo tregon se nuk kemi nevojë për 23 mijë mësimdhënës. Për ndoshta 18-19 mijë. Por duam t’i ruajmë vendet e punës. Nëse do që të heqësh një pjesë, një mënyrë është me pensionim të vullnetshëm. Vetë le të vendosë ai”, ka deklaruar Gashi. /KOHA.net