E hënë, 16 Shtator, 2024

Egzon Gashi: Nga 2009-a numri i nxënësve është ulur për 33%, i mësimdhënësve është rritur

- Advertisement1-

Egzon Gashi nga organizata “Teach for Kosova” ka thënë se një prej telasheve kryesore në sistemin arsimor është mosreagimi me kohë përballë krizës së rënies së numrit të nxënësve.

Sipas tij, nga viti 2009 në Kosovë ka 33 për qind më pak nxënës, ndërsa numri i mësimdhënësve është rritur.

- Advertisement -

Duke e parë si risi pozitive sivjet nisjen e mësimit tërëditor në pesë shkolla në Prishtinë, Gashi ka thënë se kjo duhet të ndryshojë urgjentisht në Kosovë.

“E kemi mundësinë goxha të veçantë në këtë kohë. Numri i nxënësve po bie në të gjithë Kosovën dhe nëse kjo po ndodh do të thotë se mund t’i konsolidojmë shkollat e të investojmë ma shumë në më pak shkolla. Nëse e kemi primare për të mbajtur numrin 3-4 nxënës në një shkollë për të arsyetuar punësimin e mësimdhënësve, ky është problem shumë i madh dhe i thellë në edukimin tonë. Ne më shumë e kemi primar ta ruajmë vendin e punës së mësimdhënësit se të kemi edukim të mirëfilltë për fëmijët”, ka thënë ai.

Sipas tij, në Kosovë po veprohet për të ruajtur vendet e punëse dhe nuk po mendohet për të ardhmen e fëmijëve. Si një prej propozimeve, ai ka thënë se duhet të jetë ulja e numrit të mësimdhënësve nga rreth 23 mijë në rreth 18 mijë përmes pensionimit vullnetar për mësimdhënësit mbi 55-vjeçarë.

“Numri i nxënësve ka rënë prej 33 për qind prej vitit 2009 e i mësimdhënësve ka mbetur njëjtë ose është rritur 1 – 2 për qind. Kjo tregon se nuk kemi nevojë për 23 mijë mësimdhënës. Për ndoshta 18-19 mijë. Por duam t’i ruajmë vendet e punës. Nëse do që të heqësh një pjesë, një mënyrë është me pensionim të vullnetshëm. Vetë le të vendosë ai”, ka deklaruar Gashi. /KOHA.net

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Kujtimet e shkollës kurrë nuk do të zbehen…”

“Kujtimet e shkollës kurrë nuk do të zbehen...” "Çdo herë do të ktheheni në kujtimet...

Kompania Pestova gëzon nxënësit në Poçestë të Pejës me rastin e vitit të ri shkollor, ju dërgon VIPA Chips

Nxënësit e klasës të parë dhe parafillor të shkollës “Pjetër Budi” në fshatin Poçestë...

Nxënësit me rezultate të shkëlqyera, mësuesja tregon sekretin: Ku ka zhurmë, punohet

Adelina Kraja është mësuese e arsimit fillor, e cila prej vitesh ndjek një metodë...

Kurti nga përurimi i shkollës në Kamenicë: Investimi është mbi 1 milion euro

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në përurimin e investimeve...