Egzon Gashi diplomon në SHBA, merr titullin Doktor i Edukimit

- Advertisement5 -

Një tjetër sukses akademik nga shqiptarët në arenën ndërkombëtare është shënuar nga Egzon Gashi, i cili ka përfunduar studimet e doktoraturës në një nga universitetet më prestigjioze në botë, Johns Hopkins University, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gashi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë momentin e diplomimit me titullin “Doktor i Edukimit”.

- Advertisement - M1

Ai e ka cilësuar këtë arritje si një dedikim për prindërit e tij.

Egzoni është djali i gazetarit të njohur, të ndjerit Sulejman Gashi, i cili për shumë vite ishte korrespondent i Radiotelevizionit të Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

c

- Advertisement - m2

Biografi e shkurtër: Kush është Egzon Gashi? 

Egzon Gashi lindi në Kosovë në vitin 1991 dhe më pak se një vit më pas familja e tij u zhvendos në Shtetet e Bashkuara. Egzoni kaloi 6 vitet e para të jetës së tij në Bronx, New York, dhe pastaj familja e tij u zhvendos përsëri, këtë herë vetëm 30 kilometra larg në New Jersey. Ai ka ndjekur studimet në Universitetin “Rutgers” dhe diplomoi në vitin 2012, pastaj filloi studimet për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Universitetin e Oxfordit nga 2012-2013.

Pas studimeve në Oxford, Egzoni u bashkua me Teach For America si një rekrut në vitin 2014. Me Teach For America ai për dy vite ishte mësimdhënës i matematikës në një shkollë të mesme në Memphis, Tennessee. Gjatë kohës së mësimdhënies në Memphis, Egzoni përfundoi nivelin Master në Edukim në Johns Hopkins University.

Gjatë kohës së tij me Teach For America, Egzoni u prezantua me Teach For All – një organizatë globale që punon për të sjellë modelin e Teach For America në vendet anembanë botës. Duke e pas parasysh se në Kosovë ekzistonte pabarazia arsimore – dhe që familja e tij ishte zhvendosë për këtë arsye – Egzoni u kthye në Kosovë në vitin 2018 themeloi ku dhe aktualisht është drejtor ekzekutiv i organizatës Teach For Kosova.

Kujtojmë se Egzoni ishte përzgjedhur në programin e Liderëve të Evropës për vitin 2022 të Fondacionit Obama, fondacion që udhëhiqet nga ish-Presidenti amerikan Barack Obama dhe gruaja e tij Michele Obama. /AlbanianEducation.net/.

Shqip | English