Egnald Çela, maturanti i vetëm në katër provimet shtetërore që u vlerësua me notën 10

- Advertisement -

Egnald Çela, 👨🏻‍🎓maturanti i gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë, shkëlqeu ✨️ në Maturën Shtetërore të këtij viti në Shqipëri si i vetmi maturant në të gjithë vendin që në të katër provimet u vlerësua me notën ➡️10.00, shkruan Albanian Education.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë ninistrja e Arsimit, Evis Kushi.

- Advertisement -

Njoftimi i saj:

Një mëngjes plot energji pozitive 🌞dhe optimizëm sot me Egnald Çela, 👨🏻‍🎓maturantin e gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë, i cili shkëlqeu ✨️ në Maturën Shtetërore të këtij viti si i vetmi maturant në të gjithë vendin që në të katër provimet u vlerësua me notën ➡️10.00.

Egnaldi nuk ishte surprizë për mua sepse për shkak të rezultateve të tij të shkëlqyera çdo vit në shkollë u përzgjodh nga Ministria e Arsimit dhe Sportit që të moderojë Konkursin Kombëtar të 🔤Gjuhës Shqipe që organizuam këtë vit me shkollat nga e gjithë Shqipëria.🇦🇱

- Advertisement -

Të rinj si Egnaldi janë frymëzim jo vetëm për bashkëmoshatarët e tyre, por edhe për ne, që të punojmë çdo ditë e më shumë për të rritur cilësinë në arsim por edhe për të krijuar mundësi të reja për zhvillimin e talentit dhe ambicieve të tyre.

🙏Urimet më të mira dhe suksese për Egnaldin që ka vendosur të studiojë për inxhinieri dhe ka pasion inteligjencën artificiale!