Intervistoi: Arta Gashi
Gjithçka nisi pasi mësoi dy vjersha: “Moj Shqipni e mjera Shqipni” të Pashko Vasës dhe “O si nuk kam një grusht të fortë” nga Migjeni, që prindërit e tij nga Cerriku morën rrugën për në Tiranë për t’ia zbuluar talentin prej aktori.
Tash si 9-vjeçar ka fituar disa çmime të ndryshe, dhe ka marrë pjesë në shumë aktivitete. E ka të qartë se kur të rritet do të bëhet një aktor I njohur.
Fjala është për Eglis Toskan, i cili në një intervistë për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) flet për të gjitha çmimet që ka fituar deri tani, aktivitetet që ka marrë pjesë dhe ambiciet e tij…
Kids of Kosova: Një prezantim, nga jeni, sa vjeçar jeni, ku vijoni mësimet?
Eglis Toska: Jam 9 vjeçar, banoj në fshatin Shtermen, Bashkia Cerrik. Unë jam në klasën e pestë në shkollën “Vasil Belshi”.
Kids of Kosova: Me çfarë aktivitete merreni ju? Na flisni më shumë?
Eglis Toska: Në moshën 4-vjeçare prindërit zbuluan tek unë një aftësi menorizimi të vjershave apo dhe historive. Kështu ata më mësuan poezinë e Pashko Vasa “Moj Shqipni e mjera Shqipni”. Pas saj mësova edhe “O si nuk kam një grusht të fortë” nga Migjeni.
Me këto dy poezi unë merrja pjesë në aktivitetet e shkollës por edhe në ato të bashkisë.
Kids of Kosova: A keni fituar çmime në aktivitetet që keni marrë pjesë. Nëse po, na tregoni çfarë çmime?
Eglis Toska: Një rastësi, aq sa interesante por dhe aq e bukur, babait i lindi një ide që të më dërgonte te një aktor profesionist. U nisëm nga Shtermeni, 70 km larg, për në Tiranë, tek Sirea Film. Atje takuam profesor Leonard Bombaj. Qëllimi ishte të kuptonin prindërit nëse kisha diçka të veçantë (ndonjë dell aktori). Që nga ajo ditë përfundova në klasën e Sirea Film.
Arritjet e mia:
-Nuk kisha bërë as 3 muaj që isha te Sirea dhe më përzgjodhën për të qenë pjesë e një reklame të Vodafone Albania.
– Në fund të sezonit në Qershor 2018, Sirea Film realizoi shfaqjen përmbyllëse, ku unë u ngjita për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar.
-Në Shtator 2018 agjencia ‘Life Style Albania’ më përzgjedh për të qenë pjesë e një filmi me metrazh të shkurtër.
-Në Tetor 2018 mora pjesë me rolin e liderit tek videoklipi i këngëtarit Vagabondi.
-Në Dhjetor 2018 me rastin e Krishtlindjeve u zhvillua një koncert në Teatrin Skampa në Elbasan ku unë isha prezantues dhe interpretues.
– Në Janar 2019 isha pjesë e programit ‘Kika Show’, me monologje dhe modeling, për pesë javë rresht në ‘Chanell One’ te Ora News.
-Në Shkurt, ishte muaji më i suksesshëm. Mora pjesë në “Stand Up Tirana” 2019, ku mora Ļmimin Junior 2019 dhe kupën time të parë. Emocione pafund pranë aktoreve të mëdhenj që ishin juria; Ema Andrea, Leonard Bombaj dhe Florian Binaj.
Pas kësaj u ftuam për inervista në televizion dhe në Bashkinë e Tiranës.
-Në 14 Mars 2019 Sirea Film dha koncert për fëmijët në Kodrat e Liqenit Tiranë ku unë u paraqita me një monolog dhe shumë lojëra.
-Në Prill 2019 mora pjesë në Shown e të madhit Agron Llakaj “Al Pazar”
-Në Maj 2019 ngjitem përsëri në skenën e Teatrit Skampa me një monolog dhe një pjesë interpretimi dramë. Kauza ishte “Ndihma ime” ku të ardhurat shkuan për njerëzit në nevojë.
-Në Qershor 2019 mora pjesë në festivalin veror të talentëve në Tiranë. Atje u vlerësova me çmimin e dytë si ‘Fjala më e bukur artistike’ nga ku mora një certifikatë.
-Në datën 16 Qershor 2019 ishte koncerti i fundvitit mësimor te Sirea Film i cili përkoi me ditëlindjen time. Koncerti u bë në amfiteatrin e Tiranës ku mora pjesë me monologje, pjesë të ndryshme aktrimi, këngë e lojëra. Aty mora një certifikate vlerësimi.
-Nga Tetori i 2019 jam imazhi i një butiku online për të reklamuar veshjet.
-Në Tetor 2019 marr pjesë në një shfaqje nga Bashkia Cerrik ku morën pjesë 17 shkolla dhe unë përfaqësova shkollën “Vasil Belshi” ku fitova çmimin e parë si interpretuesi më i mirë.
-Në Dhjetor 2019 botohet revista ‘Star People’ ku shkruan një pjesë të mirë për mua e arritjet e mia.
-Gjatë sezoneve verore kam qenë pjesë e ‘Art Summer Camp’, pranë Sirea Film ku kemi vizituar vende të ndryshme( kryeministria, parlamenti, ferma, kopshte zoologjik etj).
-Pa harruar dhe televizioni ‘Vizion Plus’ që isha i ftuar 2 herë në emisionin 7 pa 5.
-Në Shkurt 2020 marrë pjesë te Teatri Skampa sërish ku fitoj çmimin Best New Artist.
-Në Mars ishim në periudhën e karantinës dhe bëmë aktivitete online me video si aktrime e këngë si Kafe Flora apo Gabimi i Mirelës.
-Në Maj 2020 zhvillohet eventi Stand Up Albania ku unë mora çmimin e parë në Kiss Video.
-Këto ditët e fundit ka mbaruar kënga ime e parë në bashkëpunim me Klean dhe Grejsin dhe presim që të dalë së shpejti e përfunduar bashkë me videoklipin.
Kids of Kosova: Kur të rriteni ku e shihni vetën? Në çfarë profesioni?
Eglis Toska: Mua më pëlqen shumë aktrimi dhe kam dëshirë që të ngjitem në shumë skena të mëdha si një aktor.
Kids of Kosova: Mesazhi juaj për bashkëmoshtarët?
Eglis Toska: Pasion, vullnet dhe me punë arrihet gjithçka, thënia që më pëlqen dhe mendoj që më përshatatet më shumë. Ju faleminderit.
Video e dërguar enkas për Kids of Kosova:
(Kids of Kosova)