E diel, 23 Shkurt, 2025

Efektet fizike dhe psikologjike të festave tek mësuesit dhe nxënësit

- Advertisement1-

Fundviti është një kohë e vrullshme për të gjithë. Niveli i angazhimit në aktivitete, niveli i stresit për shkak të situatës, si dhe kënaqësia për të përjetuar si çdo vit tjetër magjinë e festive, do të ketë efekte fizike dhe psikologjike.

Efektet fizike të Festave të Fundvitit

- Advertisement -

Fundviti është një kohë e vrullshme për të gjithë. Niveli i angazhimit në aktivitete, niveli i stresit për shkak të situatës, si dhe kënaqësia për të përjetuar si çdo vit tjetër magjinë e festive, do të ketë efekte fizike. Është e sigurtë që si virtualisht, ashtu edhe fizikisht fëmijët nuk e kanë pasur mendjen tek mësimet, por janë marrë me përgatitjen e festave. Hiperaktiviteti mund të çojë në mungesë motivimi dhe lodhje për ta, ndaj pushimet tashmë janë mëse të merituara. Mësuesit gjithashtu janë ndjerë shumë të rraskapitur nga ky vit shkollor, ndaj ky fundvit le të shërbejë si periudhë qetësie shpirtërore dhe fizike.

Shmangia e punës akademike

Një pikë tjetër për t’u marrë parasysh kur eksploroni efektet që mund të kenë Festat e Fundvitit është shpërqëndrimi që kremtimet kanë në aktivitetet akademike. Lind pyetja: A duhet t’i japim fëmijëve detyra gjatë pushimeve këtë vit shkollor? Disa mendojnë që nuk duhet të shkëputen, disa të tjerë mendojnë se një pauzë do të jetë shumë e frytshme.

Izolimi i fëmijëve

Periudha e fundvitit do të shërbejë edhe si një periudhë izolimi. Jo të gjithë do e respektojnë këtë, megjithatë prindërit duhet të jenë të vëmendshëm t’i argëtojnë si duhet fëmijët e tyre, sidomos për ata që mësimin e kanë ndjekur virtualisht.

Atmosfera e festave

- Advertisement -rrrrrrr

Festat janë një moment i gëzueshëm. Sigurisht ofron shpërqëndrim, gëzim, entuziazëm. Përpiquni t’i shfrytëzoni pozitivisht këto festa. Mos lejoni stresin të dominojë në këto ditë. Shfrytëzoni momentet e gëzuara, dashamirësinë e njerëzve, lërini mënjanë detyrat, ngarkesat, google zoom, google classroom, watsupp-in. Ju mund t’i dërgoni nxënësve tuaj urime, të cilat në thelb kanë pozitivitetin. Detyrat shtesë mund të konsiderohen shpërqëndruese, pasi duhet të jenë në përputhje me programin arsimor. Ata duhet të ndihen të organizuar. Festat duhet të shërbejnë si një periudhë qetësie, transmeton portalishkollor.

Këto festa duhet të vijnë ndryshe nga vitet e kaluara. Duhet të ngulisni tek fëmijët, nxënësit, studentët tuaj paqen, dashurinë, mirënjohjen dhe dëshirën për të festuar pavarësisht vështirësive më të cilat jeta na përball.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...