E hënë, 20 Janar, 2025

Edukimi seksual vlerësohet i domosdoshëm për shëndetin emocional e fizik të nxënësve

- Advertisement1-

Për fuqizimin e mirëqenies, shëndetit dhe dinjitetit të tyre, nxënësit vlerësojnë se edukimi seksual duhet të përfshihet si lëndë e obligueshme në planprogramin mësimor. Kjo lëndë vlerësohet nga njohësit se u ofron nxënësve të kuptojnë ndryshimet trupore, duke rritur mundësinë e mbrojtjes nga rreziqet e në parandalimin e ngacmimeve seksuale
Me dy njësi mësimore me më pak se 10 faqe, nxënësit përgjatë arsimit parauniversitar mund të mësojnë për marrëdhëniet, seksualitetin dhe shëndetin emocional e fizik.

Për Drit Krasniqin, i cili është nxënës në gjimnazin “Sami Frashëri” në kryeqytet, kjo nuk është e mjaftueshme për fuqizimin e mirëqenies, shëndetin dhe dinjitetin e tyre. Ai ka thënë se procesi mësimore duhet të përfshije si lëndë të veçantë edukimin seksual dhe shëndetin riprodhues, me materiale cilësore.

- Advertisement -

“Mendoj pse është e rëndësishme se pikërisht na përket një fazë e jetës sonë ku jemi duke kaluar tani, e cila është edhe adoleshenca, e gjatë kësaj faze kemi çrregullime hormonale, por më mirë të themi ndryshime të tilla si të aspektit emocionale, ndryshime të pjesës trupore ashtu dhe pjesës kognitive. Sa i përket pjesës kognitive është një stazh shumë i rëndësishëm për ne pasi gjatë kësaj moshe kemi hapësirën më të veçantë për t’i marrë këto informata të cilat na nevojitën për të ardhmen tonë”, ka thënë ai.

Lënda e “Edukimit seksual” është zgjedhore dhe jo obligative. E cila rrallë herë përzgjidhet nga shkollat. Këtë lëndë e ligjëron që nga 2018, Sueda Jusufi – Hashani në shkollën “Astrit Bytyçi” në Ferizaj.

Ajo ka thënë se kjo lëndë është e domosdoshme, meqë u ofron nxënësve të kuptojnë ndryshimet trupore, duke rritur mundësinë e mbrojtjes nga rreziqet dhe duke i fuqizuar ata për të bërë zgjedhje të shëndetshme dhe të informuara.

“Duke përfshirë edhe temat tjera që nxënësit kanë mungesë të informacionit lidhur me sëmundjet e seksualisht transmetuese, me planifikimin familjarë me parandalimin e shtatzënive, edukimi seksual është edukim cilësor që duhet përshtatur me moshën duke u bazuar në respektin vlerat e etike, aftësitë dhe njohurit mbi mirëqenien e tij dhe mbi të gjitha për shëndetin e përgjithshëm”, ka thënë ajo.

Në javën e fundit, Ministria e Arsimit është kritikuar për miratimin e disa doracakëve për mësimdhënësit me përmbajtje të papërshtatshme për edukatën shëndetësore dhe seksuale. Ministria e Arsimit pezulloi doracakët dhe njoftoi për rishikimin e tyre.

Agon Ahmeti, drejtor në organizatën “ETEA” ka thënë se shteti ka dështuar t’u ofrojë nxënësve edukim mbi seksualitetin dhe shëndetin riprodhues. Ai e sheh të rëndësishme në parandalimin e ngacmimeve seksuale përfshirjen e kësaj lëndë si obligative në planprogramin mësimor.

- Advertisement -rrrrrrr

“Kanë të bëjnë edhe me çështje të drejtave të njeriut të barazisë gjinore specifikisht me ngacmimet seksuale që ndodhin brenda ambienteve edukativo-arsimore”, ka thënë ai. “rrezikon që si teme dhe si lëndë që përfshihet në sistemin arsimor me u shty, mos me u rikthye në tavolinë për faktin që u bë shumë zhurmë dhe po duket që personat relevantë, institucionet relevante nuk e kanë guximin e duhur për me e shty përpara as këtë proces”, ka shtuar Ahmeti.

Sipas raportit të Këshillit Evropian mbi “politikat e BE-së për edukimin seksual” është thënë se shtetet nordike dhe ato të beneluksit ofrojnë planprogram cilësor për seksualitetin, ndërsa shtetet e Evropës Lindore dhe Jugore kanë programe edukimi për seksualitetin të mangëta ose të papërshtatshme.

Udhëzimi global i OKB-së tregon se arsimimi në lidhje me seksualitetin duhet të fillojë në moshën 5 vjeçare. Megjithatë, aty shkruan se edukata për seksualitetin është një proces që përcjell gjatë gjithë jetës, i cili mund të fillojë edhe më herët, në shtëpi.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ofrimi i njohurive për fëmijët dhe të rinjtë për të drejtat e tyre dhe për atë që është dhe nuk është sjellje e pranueshme, edukata seksuale i bën ata më të vetëdijshëm në perceptimin e abuzimeve dhe parandalimin e tyre. Udhëzimi ndërkombëtar i OKB-së kërkon që fëmijët nga mosha 5 deri në 8 vjeç të njohin ngacmimin dhe dhunën, dhe të kuptojnë se këto janë veprime të gabuara. Po ashtu që fëmijët nga mosha 12 -15 vjeç të bëhen të vetëdijshëm se ngacmimi seksual, sulmi seksual, dhuna nga partnerët e tyre janë shkelje të të drejtave të njeriut dhe asnjëherë nuk është fajtor viktima.

26.7 për qind e 383 nxënësve në Kosovë, të cilët i janë përgjigjur një pyetësori të Institutit për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNJ) për perceptimin mbi dhunës dhe ngacmimet seksuale, kanë deklaruan të jenë ndier viktima të ngacmimeve seksuale.

Në raportin “Perceptimet e të rinjve mbi dhunën seksuale dhe ngacmimet seksuale”, është theksuar gjithashtu se nxënësit nuk janë të informuar se kur është e ligjshme kryerja e marrëdhënieve seksuale. Raporti ka gjetur se 91.2 për qind e nxënësve nuk janë të informuar se marrëdhëniet me personat nën moshën e lejuar, edhe në rast se janë me pëlqim të individëve, janë të jashtëligjshme. /KOHA.NET

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...