‘Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues’ – Hykmete Bajrami kërkon që Arbërie Nagavci të shkoj në shtëpi

- Advertisement -

Pas reagimeve të shumta lidhje me doracakun për lëndën ‘Edukimi Seksual dhe shëndeti riprodhues’, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami thotë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci s’duhet të lejohet të jetë pjesë e institucioneve.

- paragrafi 1 -

Bajrami përmes një shkrimi në Facebook thotë se kryeministri Albin Kurti duhet t’i kërkojë falje secilës familje në Kosovë që sipas saj, e ka degraduar arsimin në këtë pikë.

- Advertisement -

“Arbërie Nagavci s’duhet të lejohet që të jetë pjesë e institucioneve, ajo duhet të shkoj në shtepi. Kurti duhet me i kërku falje secilës familje në Kosovë që e ka dëgradu arsimin në këtë pikë. Ministrja e Arsmit dhe Kryeministri duhet të ndëshkohet me votë për këtë skandal”, shkroi Bajrami.