E hënë, 24 Shkurt, 2025

Edukimi parafillor nga viti i ardhshëm do të jetë obligativ

- Advertisement1-

Shumë prindër në mungesë të çerdheve publike detyrohen të paguajnë shumë para për kopshte private. E numri i madh i fëmijëve nëpër grupe në institucionet parashkollore publike, bënë që planprogramet të mos realizohen si duhet.

Qeveria ka paraparë të ndërtohen 50 çerdhe për të cilat janë ndarë 5 milionë euro përderisa edukimi parafillor nga viti 2023 do të jetë obligativ.

- Advertisement -

Delona Plakaj është 5 vjeç. Vjersha dhe shumë mësime të tjera edukative ajo së bashku me fëmijët e tjerë të kopshtit i mësuan nga edukatoret.

Delona është me fat, që është pjesë e çerdhes publike “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, pasi si i vetmi institucion parashkollor publik në këtë qytete ofron edukimin parashkollor për moshën 5 dhe 6 vjeç të fëmijëve.

“Duke e parë se numri i banorëve është shumë i madh të ketë edhe një çerdhe tjetër do të ishte shumë mirë për të ardhmen”, thotë edukatorja Fatbardha Berisha.

Ndërtimi i çerdheve nëpër komuna pritet të realizohet pasi këtë premtim e ka dhënë i pari i i ekzekutivit, Albin Kurti.

E në buxhetin për vitin 2022, i cili u miratua në dhjetorin e vitit 2021, u ndanë 5 milion euro për ndërtimin e këtyre çerdheve.

“Ne shpresojmë që numri i çerdheve të cilat do të shtohen ën tërë vendin do të jetë numër i cili premtohet, nëse i referohemi komunitetit për këtë çerdhe është tejet i madh, ndërsa institucioni nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për regjistrimin e gjithë këtyre fëmijëve”, tha drejtoresha e Institucionit Publik “Lulevera”.

- Advertisement -rrrrrrr

Kritikat vazhdimisht janë për përfshirje të vogël të fëmijëve në edukimin e hershëm, i cili sipas raportit të progresit është vetëm 18%.

“Ministria e Arsimit mori vendim për themelimin e Komitetit Këshillues për Edukim në Fëmijëri të Hershme, i cili Komitet Këshillues në muajt janar dhe shkurt të këtij vitit, në të cilin janë të përfshirë një gamë e gjerë drejtuesish të institucioneve u takuan dhe harmonizuan qëllimet e synimet përballë përfshirjes së fëmijëve në Edukimin në Fëmijëri të Hershme.

Edukimi arafillor nga viti 2023 për moshën 5 dhe 6 vjeç do të jetë obligativ në Kosovë

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...