Nagavci: Edukimi Medial, pjesë integrale e kurrikulës, si temë ndërkurrikulare e hartuar nga MAShTI

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka marrë pjesë në shfaqjen e dokumentarit ‘Trust Me” e më pas në diskutimin mbi edukimin mediatik në Kosovë, organizuar nga Dokufest dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë.

- paragrafi 1 -

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Edukimi Medial është pjesë integrale e kurrikulës, si temë ndërkurrikulare e hartuar nga MAShTI, shkruan Albanian Education.

- Advertisement -

Postimi i saj:

👧🏼👦🏼Informimi i drejtë i fëmijëve është qenësor për të ardhmen e tyre, sigurinë e tyre, zhvillimin e mendimit kritik dhe gjykimin e drejtë.

🎞️Kisha kënaqësinë të marrë pjesë në shfaqjen e dokumentarit ‘Trust Me” e më pas në diskutimin mbi edukimin mediatik në Kosovë, organizuar nga Dokufest dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë.

- Advertisement -

🎤📺📻🎙️📝Edukimi Medial është pjesë integrale e kurrikulës, si temë ndërkurrikulare e hartuar nga MAShTI.

❇️Si Ministri, jemi në komunikim me Dokufest-in për të bashkëpunuar në lidhje me programin edukativ DokuLab që u mundëson mësimdhënësve përdorimin e mjeteve audiovizuale për mësimdhënie dhe mësimnxënie më të mirë.

❇️Përmes këtij programi janë duke siguruar filma dokumentarë që ndihmojnë në zhvillimin e kompetencave të nxënësve, me një kujdes të veçantë në zhvillimin e mendimit kritik dhe analitik.