E martë, 21 Maj, 2024

Edukatorja me vajzën 5-vjeçe infektohen me Covid, karantinohen edhe 12 fëmijë të grupit

- Advertisement1-

Një edukatore në një kopsht në Kuçovë dhe fëmija e saj 5-vjeçe që është e regjistruar në po të njëjtin kopsht, janë infektuar me koronavirus duke bërë që të gjithë fëmijët e tjerë të grupit të karantinohen.

Deri në momentin e shfaqjes së shenjave të para dalluese të infektimit, edukatorja ka qenë në punë dhe pas kryerjes së tamponit, ajo dhe vajza e saj janë karantinuar së bashku me familjen e saj.

- Advertisement -

Në karantinë janë edhe 12 fëmijët e grupit ku ajo punonte, të cilët do t’i nënshtrohen testimit.

ABC News bën me dije se edhe një punonjëse fasonerie në qytetin e Kuçovës ka rezultuar e prekur me koronavirus. Ajo e ka ndërprerë marrëdhënien me punën vetëm ditën që ka bërë tamponin,duke vënë në alarm koleget e saj më të afërta dhe gjithë punonjëset e repartit ku ajo punonte.

Aktualisht është kryer dezinfektimi i kopshtit dhe fasonerisë në Kuçovë si dhe janë mbyllur dy reparte të fasonerisë dhe grupi i fëmijëve ku punonte edukatorja e infektuar.

- Advertisement -

Në vetëm një javë nga hapja e shkollave dhe kopshteve, virusi është përhapur në mbarë institucionet arsimore të vendit. E sigurt është që situata do të përshkallëzohet edhe më tej, dhe do të kemi shtrim të rasteve me virus.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...