Gazetari Igli Çelmeta për Dritare Tv ka treguar ngjarjen e rëndë të ndodhur pranë çerdhes ‘Stinët’ ku 3-vjeçarja dyshohet se është dhunuar nga edukatorja, ku për pasojë ka këmbën e thyer.
Lidhur me ngjarjen, gazetari tha se pamjet janë të qarta të cilat tregojnë dhunën barbare të edukatores ndaj të miturës ndërsa drejtoresha ka tentuar të fshehë ngjarjen, duke fshirë kamerat e sigurisë.
Ndër të tjera, gazetari tha se prindërit janë njoftuar me vonesë mbi ngjarjen ndërsa theksoi se autoritetet të arrestojnë menjëherë edukatoren dhe drejtoreshën e kopshtit për krimin.
“Një 3-vjeçare është dhunuar barbarisht pranë një kopshti privat. Ngjarja e kalon të gjithë anën njerëzore, edukatorja mban emrin Lina. Ngjarja është shumë e rëndë, kam zbuluar se ka ndodhur në 1 nëntor por autoritetet nuk kanë kryer detyrën e tyre. Nga dhuna, e mitura ka thyer këmbën. Në pamje duket që fëmija qan dhe është në gjendje të rënduar, mezi ecën. Në momentin që sanitarja sjell vogëlushen në dhomë, edukatorja e godet dhe e tërheq zvarrë.
Çfarë pret më policia për ta arrestuar, nuk është edukatore por kafshë. Që prej ditës së djeshme policia duhet ta arrestonte, si mund ta dhunojë të miturën. Drejtoresha e kopshtit e ka fshehur ngjarjen, të arrestohet menjëherë. Pse nuk reagon policia dhe prokuroria. E mitura është dhunuar në kopsht, ku pas dëmtimit shihet në gjendje të rëndë. Janë fshirë kamerat e sigurisë, nga drejtoresha. Dyshohet se ka bashkëpunuar dhe me shefin e komisariatit të krimeve, për të fshirë provat ku fëmija është dhunuar. Familjarëve i kanë thënë se e mitura është rrëzuar nga krevati kur ndodhej në gjumë”, tha gazetari.