E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Eduard Bajrami nga Fushtica e Poshtme shpallet nxënësi më i mençur në Drenas

- Advertisement1-

Eduard Bajrami, nxënësi nga Fushtica e Poshtme, është shpallur nxënësi më i mençur në Drenas pasi arriti një rezultat të jashtëzakonshëm në testin e inteligjencës, duke shënuar një IQ prej 167.

Kjo arritje e bën atë jo vetëm nxënësin më të dalluar në komunën e Drenasit, por edhe një ndër individët me aftësi të rralla në Drenas dhe më të gjerë.

- Advertisement -

Sipas të dhënave, inteligjenca e Eduardit tejkalon ndjeshëm mesataren, duke e futur atë në mesin e njerëzve me potencial të jashtëzakonshëm në fushën e dijes dhe kreativitetit. Aftësitë e tij të spikatura pritet të hapin dyer për të në fusha të ndryshme shkencore dhe akademike.

Ky sukses është një frymëzim jo vetëm për shkollën dhe bashkvendasit e tij, por edhe për gjithë nxënësit e rajonit. Përveç aftësive të larta intelektuale, Eduardi është i njohur për përkushtimin dhe pasionin e tij ndaj mësimit, çka e bën model për të gjithë të rinjtë që aspirojnë arritje të mëdha.

Familja dhe mësuesit e tij kanë shprehur krenarinë e tyre për këtë arritje, duke theksuar se ky është vetëm fillimi i një udhëtimi të suksesshëm për Eduardin.

Ne i dëshirojmë edhe shumë suksese të tjera Eduardit!👏🏻👏🏻 / Marrë nga DrenicaOnline

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....