Edoneta Sada, edukatorja nga Cermjani i Gjakovës – çdo ditë jep maksimumin për edukimin e fëmijëve

- Advertisement -

Puna e edukatoreve në shkolla është shumë e rëndësishme, pasi luajnë rol kyç në zhvillimin e nxënësve. Ato janë përgjegjëse t’i ndihmojnë nxënësit të mësojnë dhe të zhvillojnë aftësi të reja.

Një prej tyre është edhe edukatorja Edoneta Sada në fshatin Cërmjan të Gjakovës.

- Advertisement -

Ajo punon nga viti 2015, në shkollën “Ali M.Hasi”, dhe jep maksimumin për edukimin e fëmijëve.

Eduaktorja Edoneta për AlbanianEducation.net thotë se punën e saj e specifikon energjia pozitive që përcjellë çdo ditë.

“Puna ime me fëmijët parashkollorë asnjëherë nuk më bën të mërzitem. Jap maksimumin në mënyrë që zhvillimi dhe edukimi i tyre i hershëm të ecë përpara me kreativitetin e aktiviteve që ne zhvillojmë. Punën time e specifikon durimi, energjia pozitive që më percjell çdo ditë”.

- Advertisement -

“Në shkollën ku unë punoj në fshatin Cërmjan “Ali. M. Hasi”, të gjithë e dijnë që sjelli shumë donator për fëmijët dhe jam në Këshillin Drejtus të shkollës, dhe jam kryetare e disa komisioneve të shkollës”, thotë ajo për AlbanianEducation.net.

Ajo thotë se bashkëpunimin me kolegët e ka shumë të mirë.

“Bashkëpunimi me kolegët është tepër i mirë, dhe kemi shumë bashkëpunim mes vete, tek ne mbizotëron një atmosferë e mirë pune”, thotë ajo. /AlbanianEducation.net/.