Edona Kadrijaj-Zukaj është emëruar në pozitën e drejtoreshës në shkollën “Lan Selimi” në Lumbardh të Deçanit, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimin e ka dhënë DKA përmes një postimi në Facebook.
Njoftimi nga Drejtoria e Arsimit në Deçan:
Sot, znj. Edona Kadrijaj – Zukaj e nënshkroi kontratën për emërimin në pozitën e drejtoreshës në SHFMU “Lan Selimi” në Lumbardh.
Kontrata u nënshkrua në praninë e Kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, Drejtorit të DKA-së, z. Besnik Hulaj, dhe zyrtarëve të tjerë bashkëpunëtorë.
Znj. Kadrijaj – Zukaj i dëshirojmë suksese në punën dhe përgjegjësitë e reja!