Edona Bërdyna lirohet nga pozita e zëvendësministres së Arsimit

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka liruar nga detyra zëvendësministren e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Bërdyna.

- paragrafi 1 -

Në vendimin thuhet se Bërdyna është liruar të hënën nga detyra.

- Advertisement -

Po ashtu në vendim thuhet se Edona Bërdyna obligohet që të bëjë deklarimin e pasurisë.

“Znj. Bërdyna është e obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë, në pajtim me Ligjin Nr. 08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave. Obligohet Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Zyra e Kryeministrit për zbatimin e këtij Vendimi”, thuhet në vendim.

Ndryshe, Bërdyna është emëruar zëvendësministre e MASHTI-t më 27 maj të vitit 2021.