Edita Qosa zgjidhet mësuese e dalluar në shkollën “Naim Frashëri”, në Prishtinë

- Advertisement5 -

Edita Qosa është zgjedhur mësuese e dallur në shkollën “Naim Frashëri”, në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ajo do ta përfaqësoj shkollën në nivel komunal.

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkollës:

Sot, më datë 10 shkurt 2026, në SHFMU “Naim Frashëri”, në Prishtinë, është mbajtur mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve.

Pas propozimit dhe votimit të lirë dhe transparent, për mësimdhënës të dalluar u zgjodh znj. Edita Qosa, e cila do ta përfaqëson shkollën në nivel komunal. Mësuesja Editë ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë në edukimin e gjeneratave të reja me përkushtim dhe dashuri ndaj profesionit të saj.

- Advertisement - m2

Ajo ka punuar vazhdimisht edhe në avancimin e saj profesional, duke dëshmuar përgjegjësi dhe angazhim të lartë në punën edukative.

Në emër të stafit të shkollës, i urojmë titullin “Mësimdhënëse e dalluar” dhe i dëshirojmë suksese në përfaqësimin e SHFMU “Naim Frashëri” në nivel komunal.
Me respekt,
Drejtoria e shkollës