Edisa Shoshi, ish-nxënëse e shkollës “Ismail Qemali” në Saradran, ka përfunduar me sukses studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Sisteme të Informacionit në Universitetin e Tokios, shkruan AlbanianEducation.net.
Kjo arritje e veçon Edisën si një kuadër të shkëlqyer ndërkombëtar dhe frymëzon komunitetin shkollor, duke treguar se talentet lokale mund të arrijnë majat globale.
Shkolla i ka uraur sukses në të ardhmen Edisës.
Njoftimi i plotë:
Mê 24.03.2026
Edisa Bekim Shoshi, ish-nxënëse e shkollës sonë, ka qenë një nxënëse e shkëlqyer, e veçantë dhe shumë punëtore. Ajo nuk u ndal asnjëherë në rrugëtimin e saj drejt dijes, duke vazhduar studimet në Evropë dhe më pas duke arritur një sukses të madh ndërkombëtar.
Së fundmi, Edisa ka përfunduar studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Sisteme te Informacinit në Universitetin e Tokios.
Kjo është një arritje e jashtëzakonshme, për të cilën ndihemi shumë krenarë si shkollë.
Suksesi i saj është kënaqësi dhe motivim për të gjithë kolektivin e shkollës dhe për komunitetin tonë, sidomos kur shohim që nga komuniteti ynë dalin kuadro të reja që arrijnë majat ndërkombëtare.
E dashur Edisa, të urojmë suksese të mëtejshme në të ardhmen!
Me respekt,
Drejtori : Skender Berisha




