E shtunë, 23 Nëntor, 2024

E dhimbshme: Familja për shkak të krizës së urisë detyrohet ta shesë vajzën për 500 dollarë

- Advertisement1-

Një familje afgane është detyruar ta shesë vajzën e tyre të vogël për 500 dollarë, për shkak të krizës së urisë që ka kapluar Afganistanin.


“Fëmijët e tjerë ishin duke vdekur nga uria, andaj, u detyruam ta shisnim vajzën time. Si të mos jem e mërzitur ajo është fëmija im”, ka thënë nëna e vajzës për BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

“Ne jemi të uritur. Për momentin ne nuk kemi as miell e as vaj në shtëpi. Ne nuk kemi asgjë. Vajza ime nuk e di se si do të jetë e ardhmja e saj. Unë nuk e di se si do të ndihet për këtë, por më duhej ta bëja”, ka thënë babai i vajzës.

Afganistani po përballet me krizën më të madhe humanitare në botë, me një përkeqësim të mprehtë të situatës që kur talibanët morën pushtetin në gusht, shkruan BBC.

Fondet ndërkombëtare që mbështetën ekonominë e brishtë të vendit janë ndalur ndërsa bota debaton se si të merret me regjimin taliban.

Kombet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim të ashpër, se miliona njerëz do të vdesin nëse ndihma urgjente nuk arrin së shpejti në vend.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...