E diel, 23 Shkurt, 2025

“Edhe Vitia është Kosovë”, “Duam pagat tona”, rreth 800 mësimdhënës nga Vitia protestojnë para Qeverisë

- Advertisement1-

“Edhe Vitia është Kosovë”, “Duam pagat tona”. Këto janë disa nga parullat që sot punëtorët e Arsimit në Viti bashkë me përfaqësues të SBASHK-ut kanë mbajtur në protestën e tyre para objektit të Qeverisë së Kosovës, shkruan AlbanianEducation.net.

Mbi 700 punëtorë protestuan pasi atyre nuk u janë ekzekutuar pagat.

- Advertisement -

Kryetari SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se arsyeshëm po kërkojnë hapa radikalë.

“I lutem që të presin pak. Janë shumë të revoltuar dhe java e ardhshme mund ta gjejë Vitinë në grevë. Veprime sindikale mund të ketë edhe në komuna të tjera. Punëtorët e arsimit e kanë zërin e tyre që i mbron. I kam dërguar ministrit Murati letër, le t’i zgjidhin çështjet institucionet, t’i procedojnë pagat”, ka thënë Jashari.

Ai ka uruar që ta ngre zërin në mënyrë që pagat të procedohen sot.

Edhe nga BSPK-ja janë shprehur të shqetësuar lidhur me mosekzekutimin e pagave për mësimdhenësit e Vitisë.

“Edhe njëherë në emër të BSPK-së kërkoj nga partneri social të bëjë ekzekutimin e pagave”,

“Nuk janë ekzekutu pagat, në komunë na kanë thënë se faji është te qeveria. Mësimdhënësit do të presin deri të hënën, do marrim masa të tjera. Shqetësimet janë të mëdha. Pjesa e tyre dërrmuese me obligime financiare, pastaj janë edhe një moshë e shtyrë”, ka thënë Kemajl Bislimi, kryetar i sindikatës se Komunës se Vitisë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....