- Advertisement1-
Mërgimtarët po vazhdojnë të tregojnë gatishmëri për t’i ndihmuar mësuesit kosovar.
Edhe Fitim Krasniqi, nga Smallusha e Lipjanit, që punon në Gjermani, ka shprehur gatishmërinë që t’i ndaj nga 100 euro për mësuesit e fshatit të tij të lindjes.
Ai në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se në fshat janë rreth 20 mësues, për çka ka mundësi financiare për t’ua ndarë nga 100 euro deri në zbatim të Ligjit të Pagave.
- Advertisement -
Por, i njëjti, në Sytë 7, tha se nuk ka gjetur gatishmëri nga mësuesit, ndonëse ka pasur kontakte, pasi beson se refuzimin po e bëjnë si shkak i presioneve të partive politike opozitare.