Edhe një shembull i mirë: Prindërit në Istog rregullojnë klasën e fëmijëve të tyre

- Advertisement5 -

Një shembull tjetër i mirë ka ardhur në një nga shkollat e Istogut, ajo “Bajram Curri”, ku prindërit kanë rregulluar klasën e fëmijëve të tyre, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - M1

Përfundon projekti për klasën VIII/6 me kujdestare Flutura Beqiraj.

Këshilli i Klasës së VIII/6 me vetë iniciativë dhe financim ka gelqerosur klasën e fëmijëve gjegjësisht nxënësve tanë.

Falenderojmë prindërit e klasës z. Shefqet Krasniqi me punëtorët e tij për punën e mrekullueshme duke krijuar një ambient krejtësisht ndryshe.

- Advertisement - m2

Drejtoresha e shkollës ju përgëzon për punën, iniciativën dhe kontributin tuaj!

Falenderojmë Këshillin e Prindërve të klasës, nxënësit dhe kujdestarën e klasës për kujdesin dhe vullnetin e mirë!

Urojmë që inciativa të tilla mos të ndalen në shkollën tonë!

#ambient motivues