E hënë, 24 Shkurt, 2025

Edhe në Gjakovë tri shkolla kalojnë në mësim online

- Advertisement1-

Komuna e Gjakovës ka bërë të ditur se sot është mbajtur mbledhja e Shtabit Emergjent për Menaxhimin e COVID-19.

Në takim u bë e ditur se aktualisht në Gjakovë janë gjithsej 256 raste aktive me këtë virus. Ndërkaq, për shkak të rritjeve të rasteve, tri shkolla të komunës po vijojnë mësimin online.

- Advertisement -

Sipas kësaj komune, nga përfaqësues të institucioneve shëndetësore në Gjakovë, Kryetari Gjini u informua se ka rritje të rasteve pozitive por në të njëjtën kohë ka edhe ngritje të vetëdijësimit për t’u vaksinuar si dhe për t’u testuar.

Ndërkaq U.D së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda”, Ardian Jusufi, tha se në këtë institucion shëndetësor gjendja është stabile, duke i’u referuar faktit që numri i të hospitalizuarve me COVID-19 është i vogël.

Në njoftim u tha se gjatë këtij takimi, anëtarët e shtabit u dakorduan për bashkëpunim të ndërsjellë për menaxhim sa më të mirë të situatës me COVID-19.

Ndërkohë, Kryetari Gjini, edhe një herë u shpreh i gatshëm që të jetë afër tyre për të kryer çdo detyrë që i takon institucionit të Komunës së Gjakovës.

Ata apeluan tek të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të tregohen të kujdesshëm duke respektuar masat e vendosura nga institucionet relevante.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...