E diel, 19 Janar, 2025

Edhe këtë vit librat e nxënësve do të subvencionohen – ja kur mud të aplikojnë prindërit në E-Kosova

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se edhe sivjet tekstet dhe mjetet mësimore do të ofrohen sipas praktikës së vitit të kaluar, me subvencionim.

Në një konferencë për media, Nagavci tha se prindërit do të kenë mundësi të aplikojnë për subvencionet që nga dita e nesërme (e mërkurë).

- Advertisement -

“Pasë parasysh rolin e jashtëzakonshëm të teksteve dhe mjeteve mësimore për mbarëvajtjen e procesit arsimor dhe faktin që vazhdojnë të mbeten tekstet shkollore një nga burime kryesore dhe pothuajse të vetme për mësimdhënie dhe mësimnxënie, edhe sivjet i kemi kushtuar tejet kujdes dhe edhe sivjet tekstet dhe mjetet mësimore do të ofrohen sipas praktikës së vitit të kaluar, pra subvencionimit të prindërve të cilët do të kenë mundësi të aplikojnë që nesër”, tha Nagavci.

Sipas saj, aplikimi në platformën e-Kosova do të jetë edhe më i lehtë sivjet, sepse të gjithë prindërit që kanë aplikuar vitin e shkuar, i kanë tashmë ato llogari aktive.

“Subvencionojmë edhe tekstet edhe mjetet mësimore nëpërmjet një procesi i cili ëhstë plotësisht transparent, i cili e shmang mundësinë e çfarëdo keqmenaxhimi apo keqplanifikimi që ka ndodhur në të kaluarën. Aplikimin në E-Kosova, prindërit mund ta bëjnë që nesër, pra nesër hapet platforma dhe proceduralisht ne besojmë që do të jetë një proces shumë më i lehtë, sepse të gjithë prindërit të cilët vitin e kaluar kanë hapur platformën E-Kosova, tashmë i kanë ato llogari aktive dhe për të lehtësuar këtë proces edhe më shumë për prindërit, ne do të lansojmë edhe një video që do të japë të gjitha detajet për mënyrën e aplikimit”, deklaroi ajo.

Nagavci ka bërë me dije se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë, subvencionimi do të jetë në vlerën prej 80 eurove, ndërsa për nxënësit nga klasa e gjashtë deri të nëntën, 110 euro.

“Sivjet i kemi 218 mijë e 696 nxënës nga klasa 1-5 dhe për nxënësit nga klasa 1-5, subvencionimi i teksteve dhe mjeteve mësimore do të jetë në vlerën prej 80 eurove, ndërsa për nxënësi të klasave 6-9 subvencionimi do të jetë në vlerën prej 110 eurove”, tha ministrja e Arsimit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...