“Edhe fëmija im ka përjetuar pothuajse rastin e njëjtë”, denoncohet tjetër rast në çerdhen ku u ushtrua dhunë ndaj 3-vjeçarit

- Advertisement -

Mimoza Gjurkaj e cila deri në vitin e kaluar kishte një fëmijë në kopshtin publik në Fushë Kosovë, aty edhe ku po dyshohet se është ushtruar dhunë ndaj një trevjeçari, ka pohuar se edhe fëmija i saj ka përjetuar pothuajse rastin e njëjtë në këtë kopsht.

- paragrafi 1 -

Gjurkaj e cila sot ka ardh vetëm për të dëshmuar se rastet e tilla janë të shpeshta në këtë çerdhe, tha se fëmija i saj gjatë kohës sa ka qenë në atë çerdhe, ka pas vazhdimisht telashe.

- Advertisement -

Madje, shton se të njëjtin edhe kanë dashur të përjashtojnë, pasi ka qenë fëmijë me hiperaktivitet, porse e njëjta është ankuar në Ministrinë e Arsimit.