Edhe dy konkurse të reja në arsim – ja pozitat e lira

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka hapur konkurs për dy pozita: Drejtor i Departamentit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës dhe Drejtor i Departamentit për Shërbime të Përgjithshme, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i saj:

- Advertisement -

Kemi publikuar konkursin edhe për dy pozita kyçe menaxheriale në MAShTI. Konkursi do të jetë i hapur deri më 22.08.2024 dhe vlen për këto pozita:

-Drejtor i Departamentit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës

– Drejtor i Departamentit për Shërbime të Përgjithshme

- Advertisement -

I inkurajoj të gjithë ata/ato që i plotësojnë kriteret që të aplikojnë në këto pozita.

Së shpejti do të procedojmë me fazën e dytë të konkurseve me pozitat e tjera të nevojshme, duke vazhduar me publikime në faza të caktuara me qëllim të menaxhimit të të gjitha aplikimeve sipas të gjitha procedurave që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi.

Detajet e konkursit mund t’i gjeni KËTU