E diel, 19 Janar, 2025

“Edhe djali im hezitonte të shkoj në çerdhe që dy javë…”, rrëfimi i qytetares për kopshtin famëkeq

- Advertisement1-

Keqtrajtimi i fëmiut 3 vjeçar në kopshtin “Gëzimi ynë” ka tronditur të gjithë vendin.

Pamjet e publikuara gjatë ditës së djeshme tregojnë qartë se si tre edukatoret e kishin rrahur 3 vjeçarin ditën e premtë.

- Advertisement -

Një qytetare nga Fushë Kosova e cila është shokuar nga rasti përmes një postimi në facebook ka thënë se edhe djali i saj prej disa javësh nuk donte të shkonte në kopsht.

“Para disa dite djali me tha qe mësuesja po i rrah po une si prind nuk i besova.Priami nifar forme si duket eshte munduar me ate fjali te tregoj qe ne kopshtin e tij ushtrohet dhune”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, shqetësimin e kishte paraqitur edhe tek mësueset. Por, të njëjtat kishin thënë se arsyeja është ndërrimi i mësueseve, andaj fëmiu mund të mos ndihej rehat.

“Sa here kam shkuar ta marr fëmiun ne kopsht vazhdimishte ju kam thëne Mësueseve si eshte e mundur qe djali im është qe 1 vite ne kopsht dhe po heziton kete vit te vije kaq shume”, ka shkruar ajo në facebook.

Postimi i plotë:

Djali im Priami hezitonte shume keto jave te shkonte ne Kopsht’ si duket ai eshte traumatizuar derisa ka pare se si Mesueset e malltretojne shokun e tij.

- Advertisement -rrrrrrr

Priami eshte femiu ne kembe I veshur me trenerek me *Spiter Man* dhe e shikon me habi Mesuesen derisa e torturojne shokun e tij te klases.

Para disa dite djali me tha qe mesuesja po i rrah po une si prind nuk i besova.Priami nifar forme si duket eshte munduar me ate fjali te tregoj qe ne kopshtin e tij ushtrohet dhune.

Sa here kam shkuar ta marr femiun ne kopsht vazhdimishte ju kam thene Mesueseve si eshte e mundur qe djali im eshte qe 1 vite ne kopsht dhe po heziton kete vit te vije kaq shume.

Ato arsyetoheshin vazhdimishte qe ju kane nderru mesueset.

Primia flet shume bukur dhe eshte nje femije shume intelegjent’djali shume mire e paska raportuar dhunen ne kopshtin e tij por ne si besonim si prinder.

Prinder besoni femijeve tuaj nganjhere sepse sinqeriteti I tyre eshte shume I fuqishem sesa rrenat dhe moskujdesi i Mesueseve.

Nuk di si jam zgjuar kur I kam pare keto video kur afer shohe Djalin tim duke shikuat me habi se si e torturonin shokun e tij.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...