E hënë, 25 Nëntor, 2024

Edhe 6 vende të reja pune në arsim – APLIKONI

- Advertisement1-

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ka shpallur konkurs për emërim, riemërim dhe avancimin e personelit të rregullt akademik.

Konkursi është i shpallur për mësimdhënës në fakultetin e edukimit, juridikut, ekonomikut dhe shkencave kompjuterike.

- Advertisement -

Në fakultetin e edukimit kërkohet një mësimdhënës për lëndët e edukimit gjithëpërfshirës, vështirësitë në të nxënit (programi Arsimi Parashkollor); arsimi gjithëpërfshirës (master mësimdhënie dhe kurrikula në arsimin fillor ); praktika pedagogjike IV (programi arsimi fillor); edukimi në fëmijërinë e hershme (programi parashkollor, vlerësimi në arsim (master mësimdhënie e gjuhës dhe letërsisë shqipe).

Ndërsa, për fakultetin e juridikut kërkohen mësimdhënie për lëndët të së drejtës së procedurës penale – pjesa e posacme, e drejta e krahasuar, praktika profesionale, bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në fushën penale, etika ligjore dhe profesionale, psikologjia gjyqësore.

Në ndërkohë, që edhe për fakultetin e ekonomikut kërkohet një mësimdhënës për lëndët të aftësisë së shkrimit në biznes (MMSh), aftësi të shkrimit në biznes (FKA), përgjegjësia sociale e korporatave, komunikimi në biznes, sistemi i menaxhimit të bazës së të dhënave me plotësim të normës në FShK për shkrim akademik.

Kurse, në fakultetin e shkencave kompjuterike kërkohet një mësimdhënës për nivelin master, në E-Qeversija.

Lëndët të cilat kërkohen për këtë drejtim janë; informatika sociale, arkivimi digjital dhe sistemet e informimit, programet aplikative në E-Qeverisje, programi dhe E-Qeverisja, databaza për E-Qeverisja dhe zhvillimet në cloud.

Kërkohet edhe një mësimdhënës për lëndët nga fusha e shkencave kompjuterike në niveline master – Sistemet e Kontrollit dhe Intelegjenca Artificiale.

- Advertisement -rrrrrrr

Lëndët të cilat kërkohen për semestrin dimror janë; sistemet matëse dhe metrika, sistemet e bazuara në senzorë, mekatronikë, derisa për atë verorë, kërkohen lëndët; senzorët dhe elektronika, automatizmi Industrial dhe Intelegjenca Artificiale. Gjithashtu, kërkohet edhe për lëndët në teorinë e kontrollës dhe praktika, përpunimi digjital i sinjaleve, kontrolli optimal për sistemet lineare, deep learning – metodat e aplikimit, Teoria dhe metodologjia e shkencës me aplikacione dhe përpunimi i komunikimit me audio.

Ndryshe, kandidatët të cilët paraqiten në konkurs duhet ta posedojnë kërkesën, biografinë (CV), kopjen e diplomës së studimeve themelore, masterit dhe doktoraturës – të noterizuara (Kandidatët e brendshëm të UKZ-së nuk kanë nevojë t’i sjellin këto dokumenta), certifikatën e notave në tri nivelet e studimit (kandidatët e brendshëm të UKZ-së nuk kanë nevojë t’i sjellin), certifikatën e lindjes, certifikatën e shtetësisë.

Dorëzimi i dokumentave ka filluar qysh dje, me datë 30.07.2024 dhe mbetet i hapur për 15 ditë, deri me datën 14.08.2024, në ora 16:00.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

7 Pozita të lira për Shkollim profesional në Gjermani (Ausbildung) nga shkolla e kurseve URA

Ausbildung - Shkollim profesional në Gjermani (7) Recruiting Center në Prizren ofron mundësi për Ausbildung Detaje: Për...

Më shumë se 30 vende të lira pune në arsim – APLIKONI

Vende pune në Fushën e Edukimit 🔥 📋 Më shumë se 30 pozicione të hapura 🔍...

Lajm i mirë: 500 bursa në vlerë 300 euro për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është hapur konkurs për 500 bursa...

KONKURS: Teach For Kosova po kërkon Drejtor/e të Ri/e të Programit

Organizata Teach For Kosova ka hapur konkurs për pozitën: Drejtor/e të Ri/e të Programit. Kandidatët...