E zë dollapi poshtë, vajza 3-vjeçare humb jetën, nëna e dëshpëruar i bën thirrje të gjithë prindërve

- Advertisement -

Mbrëmjen e 18 dhjetorit në vitin 2004, 3-vjeçarja Meghan Beck ishte duke shijuar filmin, “Frosty the Snowman” para se të shkonte në shtrat.

Vogëlushja ishte në pritje të Krishtlindjeve dhe kishte vendosur të dekoronte biskota me vëllain e saj binjak, Ryan dhe vëllain e madh, Kyle.

- Advertisement -

Si rallë herë mëngjesin e ditës së nesërme nënën e saj e kishte zënë gjumi duke mos ditur çfarë po  ndodhte me vogëlushen e saj.

Mëngjesin e ditës së nesërme, Meghan kishte tentuar të hapte dollapin e vendosur në mur i cili fatkeqësisht u shpëkut dhe i ra përsipër vogëlushes, 3 vjeçare.

Si rrallë herë atë mëngjes nëna e saj, Kimberly Amato ishte përhumbur në gjumë dhe u zgjua nga të bërtiturat e bashkëshortit të saj.

- Advertisement -

E tmerruar ajo shkoi direkt në dhomën e gjumit për të parë se çfarë po ndodhte. Në momentin që hyri në dhomë Kimberly pa vogëlushen e saj të përhumbur dhe e bllokuar  në komodinën e saj.

Menjëherë ata telefonuan ambulancën për t’i dhënë ndihmën e shpejtë të voglës Meghan që fatkeqësisht nuk arritën ta shpëtojnë.

E dija në zemrën time se ajo nuk ja doli, Unë nuk isha gati ta pranoja, nuk jam akoma … por gjithmonë e mban atë shpresë.”– u shpreh nëna e të voglës.

Po atë natë Amato u ul dhe shkruajti një email ku njoftoi miqtë e saj për humbjen e vajzës, gjithashtu ajo që prej asaj dite filloi t’i bëjë thirrje të gjithë prindërve që të mbyllin mirë dollapët e tyre.  Nëse kanë fëmijë në shtëpi ata duhet të sigurohen pasi  ky gabim mund të jetë fatal.