E shtunë, 23 Nëntor, 2024

E vetmja gjë që duhet të bësh çdo natë para se të flesh

- Advertisement1-

Duke i pasur plotësisht të qarta objektivat që do të arrish të nesërmen, do të jesh më produktive, por edhe do të lësh mënjanë gjërat e panevojshme që bën në mëngjes.


Për ta nisur ditën mbarë që në mëngjes, në fakt puna duhet bërë qysh një natë më parë, transmeton lajmi.net.

- Advertisement -

Autori i “Extreme Productivity” dhe lektor në “Harvard Business School”, Robert Pozen, në një prononcim për New York Post, këshillon:

“Një natë më parë, vendos një regjim dhe shiko çfarë po bën dhe cili është qëllimi që ke për atë që po bën. Unë këshilloj që të praktikosh një mënyrë skematike me dy kolona. Në kolonën e majtë, vendos të gjitha takimet dhe telefonatat, ndërsa në të djathtën, shkruaj cili është qëllimi. (Pyet veten) Çfarë do të përfitoj nga kjo gjë?”

Këshilla tjetër e tij për mëngjese sa më produktive është mjaft e thjeshtë: Nxirr rrobat që do të veshësh të nesërmen një natë më parë, kështu që nuk do të mendohesh fare për këtë dhe mund ta fillosh ditën më lehtë.

“Unë jam kundër nisjes së ditës me një mëngjes të mërzitshëm”,– thotë Pozen.

Duke i pasur plotësisht të qarta objektivat që do të arrish të nesërmen, do të jesh më produktive, por edhe do të lësh mënjanë gjërat e panevojshme që bën në mëngjes.

Kështu, do të përqendrohesh vetëm te qëllimet që i ke vetes një natë më parë dhe në gjërat që kanë më shumë rëndësi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...