E vërtetuar: Kopshtaria zvogëlon depresionin dhe artritin për shkak të baktereve të mira që gjenden në tokë

- Advertisement -

Këto janë vetëm disa nga arsyet pse duhet ta kaloni kohën tuaj të lirë në kopsht


Qëndrimi në natyrë është gjithmonë i këndshëm, dhe shkencëtarët pohojnë se aktivitetet në kopsht, më saktësisht bakteri Mycobacterium vaccae, i cili gjendet në tokë, gjithashtu kontribuon shumë në shëndetin e njeriut.

- Advertisement -

Na bën të ndihemi më të relaksuar dhe më të lumtur, dhe po ashtu zvogëlon depresionin, transmeton Telegrafi.

Njeriu e thith këtë bakter kur bie në kontakt me të dhe ai hyn në qarkullimin e gjakut.

Përfitimet e tij reflektohen në faktin se mund të stimulojë prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë dhe, përveç kësaj, përmirëson funksionet kognitive, ka një efekt pozitiv në sëmundjen e Crohn-it, madje edhe në artritin reumatoid.

- Advertisement -

Efekti i këtij bakteri “antidepresiv” ndihet deri në tri javë, pohojnë ekspertët.

Hulumtimet janë bërë edhe në pacientët me kancer, të cilët kanë thënë se cilësia e jetës së tyre është përmirësuar dhe janë më pak të stresuar.