Mësimdhënësi Ajet Brajshori nga Prishtina, ndërsa ka folur për kodin e veshjes të mësimdhënëse, ka treguar sa e rëndësishme ka qenë që mësimdhënësit të shkojnë të veshur me kostum e kravat në orë mësimore.
Ai ka treguar se ende e mban një kravatë që e ka veshur para 50-vitesh.
“Kjo krevatë është tash e 50 vite, për herë të parë e kam vendsour kur e kam mbajtur praktikën profesionale dhe me një nostalgji e ruaj se ka qenë e diçka e veçantë për jetën time”
“Ndoshta nuk kemi pas gjithë kostume, por i jemi huazuar njëri-tjetrit kur kemi shkruar në orë të praktikës, sepse pedagogët tonë nuk ka kanë lejuar të shkojmë ne me fermerka, ose koleget me fustana të shkurtër. Ka qenë etikë, kodi i veshjes ka qenë i rregulluar”.
“Nuk ke mundur me shku në orë mësimore pa e pasur kravatën e kostumin, besa edhe folët e rregulluara, të gjitha”, ka thënë Brajshori për T7, shkruan AlbanianEducation.net.