E diel, 24 Nëntor, 2024

“E ushqej 15 herë gjatë natës”, konsulentja e gjumit: Fëmija nuk duhet të shkojë në shtrat i uritur

- Advertisement1-

Sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan ishte e ftuar Ornela Kullolli, konsulente gjumi për fëmijë.


Lindja e një fëmije, përkujdesja e vazhdueshme dhe krijimi i një rutine për muaj me radhë në fillimet e jetës, përballet me shumë vështirësi. Gjumi është faktori më i rëndësishëm për zhvillimin mendor dhe fizik të bebeve. Gjumi dhe ushqyerja e bebeve janë të lidhura me njëra- tjetrën, por edhe disa rutina të tjera të cilat mësohen dhe përshtaten me kohën. Kullolli tregoi se më e rëndësishmja është të mirëkuptojmë fëmijën dhe t’i marrim këto situata të vështira me qetësi.

- Advertisement -

Ornela Kullolli: Të arrijmë të kuptojmë që ka dhe ditë që nuk flen mirë se nuk ndihen mirë, ka dhe ditë që ka dhe refuzime gjumi sepse ata rritën dhe siç thatë dhe ju, në vitin e parë është shumë dinamike. Ata mësojnë shumë gjëra, të ecin këmbadorazi, të flasin dhe normalisht kjo ndikon dhe tek gjumi. Këshilla ime e parë do ishte ta merrnin edhe me qetësi këtë pjesën e gjumit. Nuk ka për të qenë asnëherë vijë e drejtë. As e imja me djalin tim nuk ka qenë gjithmonë perfekt. Rëndësi ka të dinë të mësojnë të flenë vetë. Edhe unë këtu jam mësuar të fokusohem më tepër tek edukimi që bëj në faqen time. Në momentin që mësojmë bebin të flejë vetë, ai nuk ka arsye për t’u zgjuar shumë herë gjatë natës. Ky është ai sekreti. Nënat më shkruajnë më thonë e ushqej 15 herë gjatë natës, që normalisht nuk ka pse të jetë kaq e shpeshtë. Të ndajmë gjirin si ushqim nga gjiri si mënyrë për të fjetur gjumë. Pra, absolutisht fëmija nuk duhet të shkojë në shtrat i uritur. Nëse nëna nuk është e sigurt që është ngopur, ta ushqejë sërish.

Janë disa instrumente siç është edhe biberoni, në muajt e parë e qetësojnë shumë bebin, rekomandohet edhe për gjumin. Unë e rekomandoj deri në momentin që nuk na bëhet problem. Bebi zgjohet 10 herë gjatë natës sepse do që mami t’i rivërë biberonin, atëherë e heqim dhe biberonin. Nëse ai heq dhe e merr vete mund ta mbajë deri në një farë moshe që nuk ndikon në formimin e nofullave dhe dhëmbëve.

Në 3 muajt e parë edhe nëse duam nuk mundemi të vendosim dot orare fikse. Maksimumi ruajmë distancën. Fjeti një orë, zgjohet, ushqehet, e mbajmë 45 minuta në ushqyerje dhe pastaj e vendosim sërish në shtrat.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...