E mërkurë, 9 Tetor, 2024

E trishtë: ‘Vajza jonë ishte e shëndetshme’…

- Advertisement1-

Tagan White, një 5-vjeçare nga Amarilo, ka humbur jetën nga Koronavirusi, pak orë pas daljes nga spitali dhe kthimit në shtëpi.

Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat raportojnë se vogëlushja nuk vuante nga sëmundje të tjera.

- Advertisement -

Si u infektua vogëlushja dhe si ndodhi ngjarja?

5-vjeçarja kishte rezultuar pozitive me Koronavirus javën e shkuar. Sipas doktorëve, virusi nuk do kishte pasoja të rënda te ajo dhe vogëlushja duhej të pushonte në shtëpi.

Më vonë atë mbrëmje, 5-vjeçarja u gjet e pavetëdijshme në dhomën e saj nga e ëma. Ajo u dërgua me nxitim në spital, por fatkeqësisht ishte shumë vonë. Disa orë më pas, mjekët njoftuan për vdekjen e saj.

Prindërit e kuptuan që diçka nuk shkonte me vajzën e tyre me datë 27 tetor.

- Advertisement -rrrrrrr

“Ajo vetëm flinte, flinte, flinte…kjo vazhdoi të martën dhe të mërkurën. Mbrëmjen e së mërkurës filloi dhe të villte. Të enjten e dërguam në spital ku dhe doli me Koronavirus”, kanë treguar prindërit për KAMR.

“Vajza jonë ishte shumë e shëndetshme. Nuk ka mundësi që kjo të ketë ndodhur. Doktori na tha se fëmija ynë do ishte mirë, mirëpo nuk ia doli as 24 orë”, kanë vazhduar ata. Prindërit janë të mendimit se nuk duhet ta kishin dërguar në shtëpi, ndoshta kështu mund t’i kishin shpëtuar jetën.

Burimi: “Daily Mail”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...