E shtunë, 27 Korrik, 2024

E trishtë: 18 vjeç shtatzënë, Miss-i shqiptar flet për abortin: Doktorët më thanë…

- Advertisement1-

Shoqëruesja e parë e Miss Universe Albania 2020, Françeska Mustafa ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, së bashku me djalin e saj 3-vjeçar Priam. Ajo foli si për jetën e saj profesionale, ashtu dhe atë private.

- Advertisement -

Françeska tha se ajo dhe bashkëshorti kishin pasur dëshirë që të vegjël për t’u bërë prindër. Ajo kishte ngelur shtatzënë që në moshën 18-vjeçare, mirëpo fëmija kishte dështuar në muajin e tretë.

Kjo e kishte shtyrë çiftin për të bërë një fëmijë tjetër, Priamin, i cili sot është 3-vjeç dhe prindërit i kanë dedikuar jetën.

“19 vjeç unë kam mbetur shtatzënë, sapo mbusha 20 linda. Lindi Priam i cili tani është 3 vjeç. Ka qenë dëshira e të dyve, e imja dhe e Mateos, bashkëshortit. Ne kishim dëshirë që të vegjël të bëheshim me një bebe.

Unë kam dashur vetë të impenjohem për rritjen dhe shëndetin e Priamit. Unë dy vite që kur ka lindur Priami kam ndejtur duke iu përkushtuar atij. Kam dashur të jem prezente në jetën e tij derisa të arrinte këtë moshë. E kam zgjedhur vetë dhe e kam shijuar shumë. Më ka privuar nga disa gjëra, por e kam zgjedhur vetë ta bëj.

Nuk kam asnjë peng sepse kam tim shoq që më ka sjellë në jetë gjithmonë atë që unë kam dashur. Dëshirën për tu bërë nënë e kam patur më të hershme dhe shumë pak njerëz e dinë këtë. Unë kam patur një shtatzëni para Priamit, kam qenë në moshën 18 vjeç. Unë mbeta shtatzënë dhe e kishim shumë merak atë fëmijë dhe mezi e prisnim, por ai fëmijë nuk ishte ngjizur ashtu siç duhej dhe dështoi në muajin e tretë. Kur unë vajta të bëja vizitën për të dëgjuar rrahjet e zemrës që mezi e prisja, nuk i kemi dëgjuar.

- Advertisement -rrrrrrr

Ata thanë që fëmija duhet hequr, por unë nuk e bëra abortin. Ecja gjithmonë me shpresë, por fëmija pas dy javësh u shpërbë vetë dhe aty lindi akoma më shumë dëshira për të bërë një fëmijë tjetër. Neve na mbeti shumë peng, e kemi vuajtur shumë atë pjesë sepse aborti ndodhi një ditë para fejesës sonë, por e kalova mirë sepse kam pasur pranë njerëzit që i kam dashur”, tregoi Miss-i.

https://www.youtube.com/watch?v=elLZrUBwkeA&feature=emb_title

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...