E tmerrshme: Një grua shtatzënë e me një fëmijë 5 vjeç, po jeton në një shtëpi të pabanuar tek Liqeni në Mitrovicë

- Advertisement -

Një pamje vërtetë tmerruese vjen nga pjesa e Liqenit Akumulues në Mitrovicës.

Një qytetar ka adresuar një shqetësim të madh që ka hasur vet ai, shkruan Jepi zë.

- Advertisement -

Sipas tij në këtë shtëpi që shihet në video, po jeton një grua që është në moshë të re, me një fëmijë 5 vjeçar.

Nga pamjet e dërguara në “Jepi zë”, shihen gjësendet e kësaj gruaje që i ka vendosur brenda një dhome pa dyer dhe dritare.

- Advertisement -

Brenda shihet një karrocë e fëmijëve, disa lodra dhe ushqim i përgatitur.

Raportuesi ka treguar përJepi zë” se kjo grua i kishte kërkuar shtëpi për strehim diku, por ai i kishte ndihmuar ta rregullojë këtë shtëpi duke vendosur disa blloka dhe jastëk për ta mbrojtur pak nga të ftohitit.

Poashtu ai tregon, se gruaja i ka thënë se përveç fëmijut që ishte i moshës 5-vjeçare, ajo ishte edhe shtatëzënë.