Qyteti i Veronas është shokuar nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë ka vrarë dy vajzat e saj të mitura, 11 dhe 3 vjeç.
Në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, gruaja me origjinë nga Sri Lanka ka kryer aktin e rëndë në banesë ku jetonte bashkë me vajzat e mitura.
Ndër të tjera në mediat italiane raportohet se nëna menjëherë pas krimit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim. Ndërkohë trupat e pajetë të vajzave janë gjetur nga një tjetër banor i qendrës në komunitetit arsimor “Mamma Bambino”, ku ka dhënë dhe njoftimin për ngjarjen.
Qendra, e menaxhuar nga Bashkia e Veronës, ndodhet në rrethin Porto San Pancrazio. Hetimet po kryhen nga ekipi i Komisariatit të Policisë në Verona.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë detaj në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.