E shtunë, 21 Shtator, 2024

E tmerrshme: Arsimtari në Lipjan denoncohet për ngacmim seksual të nxënëses 13-vjeçare

- Advertisement1-

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve.

Këto raste bëhen edhe më të tmerrshme kur dyshohet se ndodhin në institucione arsimore, sidomos në shkolla fillore, ku viktimat janë të mitura. Për një denoncim të tillë, Prokuroria Themelore në Prishtinë tashmë ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Siç merr vesh Sinjali, rasti dyshohet se ka ndodhur në shkollën fillore “Vezir Kolshi” në fshatin Resinoc të Lipjanit, ku një arsimtar po dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 13-vjeçare.

Hetimi për rastin është iniciuar gjatë ditës së djeshme, pasi Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Në bazë të informacioneve të para, rasti është denoncuar fillimisht më 10 mars, ku prindi i vajzës ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke raportuar se një arsimtar e kishte ngacmuar të bijën e tij.

Si rezultat i raportimit, mësimdhënësi është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar si i dyshuar lidhur me rastin, teksa deklaratë për atë që dyshohet se kishte ndodhur ka dhënë edhe nxënësja e mitur.

Lidhur me rastin, janë marrë edhe deklaratat e disa dëshmitareve dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është hapur rasti në drejtim të veprës penale “Ngacmim seksual”.

Deri më tani, akoma nuk është urdhëruar masa e ndalimit policor ndaj mësimdhënësit të dyshuar.

- Advertisement -rrrrrrr

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mitrovicë, njohës të arsimit propozojnë që lënda “Edukimi për Paqe” të jetë e integruar në kurrikulat shkollore

Një diskutim i organizuar nga rrjeti i organizatave të shoqërisë civile bashkoi rektorë, profesorë...

Pensionohet mësimdhënësi Murat Demolli nga Prishtina

Është pensionuar Murat Demolli, mësimdhënës në shkollën "Gjergj Fishta" në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i...

Hapet shkolla e dytë për mësim plotësues në gjuhën shqipe në Offenbach të Gjermanisë

Krahas shkollës ekzistuese Albert Schweizer Schule, e cila suksesshëm vazhdon punën e saj, në...

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...