E tmerrshme: 18-vjeçari brenda gjimnazit, vret me thikë dy nxënës dhe plagos një mesuese

- Advertisement -

Një nxënës vrau dy persona dhe plagosi një tjetër në një sulm me thikë në një shkollë të mesme në verilindje të Sllovakisë të enjten, thanë zyrtarët dhe shërbimet e shpëtimit.

- paragrafi 1 -

Agresori, i identifikuar si një student 18-vjeçar, u arrestua menjëherë pas krimit, tha policia.

- Advertisement -

“Mund të konfirmojmë dy të vdekur, ndërsa një person me lëndime mesatare u transportua në spital”, tha Danka Capakova nga shërbimi i urgjencës së Sllovakisë për AFP.

Sulmi ndodhi në qytetin Spisska Stara Ves pranë kufirit të Sllovakisë me Poloninë, rreth 280 kilometra në verilindje të Bratislavës.

Shërbimi i urgjencës “dërgoi disa ekuipazhe të ambulancës në gjimnazin Spisska Stara Ves sot para orës 13:00”, tha Çapakova.

- Advertisement -

Policia sllovake tha se sulmuesi “u arrestua shumë shpejt pas incidentit”.

“Informacionet në dispozicion tregojnë se ai ka sulmuar një mësuese dhe dy studentë të tjerë”, tha policia në Facebook.