E hënë, 20 Janar, 2025

E thotë studimi: Nisja e punës ose shkollës para orës 10, një torturë

- Advertisement1-

Dr.Paul Kelley, një profesor i njohur i Universitetit të Oksfordit ka nxjerrë një studim lidhur me nisjen e shkollës apo punës përpara orës 10 të mëngjesit.

Ai e ka krahasuar me një torturë të vërtetë. Por natyrisht profesori i njohur ka kryer edhe testime për të mbërritur në një deklaratë të tillë.

- Advertisement -

Sipas tij nisja e punës apo shkollës përpara orës 10, ul përqendrimin, rrit lodhjen dhe ndikon negativisht në rezultate, qoftë në punë e qoftë në shkollë.

“Duhet të ndryshojmë oraret pasi jo vetëm do jemi më të shlodhur por edhe do të arrijmë rezultate më të mira”, tha profesori i Oksfordit.

“Mëlçia dhe zemra kanë një ritëm të caktuar që ndikohet nga zgjimi i hershëm.

Zgjimi i hershëm dëmton shumë sistemin tonë por ne nuk e kuptojmë një gjë të tillë. Ai na ndikon fizikisht dhe emocionalisht, është një torturë”, tha ai.

Gjatë kohës që Kelley ishte drejtori në Monkseaton Middle School pak vite më parë kreu një eksperiment.

Ai ndryshoi nisjen e orarit mësimor nga ora 8e 30 në 10. Sipas profesorit, nxënësit e tij patën përmirësime notash në masën 19 përqind.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...