Siç duket, fëmijët britanikë duan të qëndrojnë brenda sikurse të burgosurit
Një studim ka zbuluar se fëmijët e moshës 5-12 vjet, shpenzojnë një orë ose më pak, jashtë shtëpisë.
Ndërsa, një në pesë fëmijë në Britani të Madhe, nuk luajnë kurrë jashtë shtëpisë.
Dy të tretat e prindërve besojnë që fëmijët e tyre nuk i kanë të njëjtat mundësi për të luajtur sikur që i kanë pasur këta. Kjo krijon probleme nga më të ndryshmet, fëmijët shtojnë peshë dhe njohuritë e lojërave dhe aktiviteteve ju kufizohen, transmeton Telegrafi.
Michelle Horne, nga Peekaboo Communications, jua rekomandon këto këshilla për t’i bërë fëmijët që të kalojnë më shumë kohë jashtë shtëpisë.
Dilni së bashku me biçikleta
Për ta bërë këtë, së pari duhet të keni një qëllim të mirë, si p.sh., synoni të shkoni me biçikleta te këndi i lojërave, apo te dyqani për të blerë gjëra të ndryshme, qoftë ushqimore apo tjera.
Investoni në një qen familjar
Ky është një angazhim shumë serioz, mirëpo sjell shumë përfitime pasi që duhet të dilni jashtë çdo ditë. Mund të mblidheni me familjet tjera për të shëtitur qentë etj.
Ftoni shokët e tyre
Herë pas here ftoni shokët e fëmijës tuaj në shtëpi për të luajtur dhe për të kaluar një kohë të mrekullueshme.
Ndërkohë, mund të përgatitni edhe ushqim të mirë për ta.
Investoni në trampolinë
Nëse keni hapësirë, atëherë patjetër që duhet të blini një trampolinë, transmeton Telegrafi.
Trampolina është mundësi e mahnitshme për t’i bërë fëmijët të dalin jashtë shtëpisë, dhe nuk kanë nevojë për mbikëqyrje pasi që janë të sigurta.
Shkoni diku për të bërë qejf
Përjetoni një aventurë, shkoni në park, bregdet, pyll kudo.
Thjesht, gjeni një vend i cili i bën fëmijët tuaj të angazhohen fizikisht.
Mos i dërgoni në shkollë me veturë
Nëse shkolla e fëmijëve tuaj nuk është shumë larg, mos i dërgoni më në shkollë me veturë, por bëni që të shkojnë në këmbë.